Maqedoni

Ish Komandant Hoxha në darkë me Arben Taravarin

Shpërndaje

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha pas kthimit nga Tanusha ka qenë i pranishëm në media, duke komentuar zhvillimet politike në Maqedoni e gjetiu, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në komentet e tij, nuk është vërejtur ndonjë mbështetje e fuqishme për ndonjë subjektë politik të caktuar. Ai është munduar të jetë sa më neutral. Kërkesa e tij e vetme ishte të angazhohet në institucione dhe të kontribuoj me përvojën e tij në fushën e sigurisë.

Aktualisht, Hoxha nuk dihet cilit subjektë politik i takon, për së fundi është parë një darkë miqësore me kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari, i cili gjithashtu është një ndër përfaqësuesit kryesor të Aleancës për Shqiptarët.

Nuk dihet akoma nëse takimi ka qenë rastësor, miqësor apo një përpjekje e Aleancës për ta marrë mbështetjen e komandantit në zgjedhjet e ardhshme.