Kërkohet paraburgim për Jakimovskin, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Ish kryetari i komunës së Karposhit Stevço Jakimovski është duke u marrë në pyetje në Gjykatën Penale pasi mbrëmë Policia Financiare e mbaroi bastisjen në shtëpitë e tij.
Pasi ata janë larguar nga shtëpia e tij, ai menjëherë së bashku me avokatin e tij ka shkuar në Gjykatën Penale, tek gjykatësi i procedurës paraprake.
Për Jakimovskin kërkohet paraburgim për shkak dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare në tre raste të furnizimeve publike derisa ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komunës së Karposhit.