Arrestohet Jakimovski, aleati i ish-qeverisjes së Gruevskit

Shpërndaje

Ish kryetari i Komunës së Karposhit dhe kryetar i partisë GROM, Stevço Jakimovski, është arrestuar pas bastisjes në dy shtëpitë e tij nga policia financiare, raporton SHENJA. Ai në këto momente po merret në pyetje në Gjykatën Penale, ndërsa jozyrtarisht për të kërkohet paraburgim.

Arrestimin e Jakimovskit e konfirmoi edhe avokati i tij i cili tha se klienti i tij dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në tre raste të furnizimeve publike derisa ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komunës së Karposhit.

Policia financiare gjatë pasditës së sotme deri në orët e mbrëmjes kreu bastisje në dy shtëpitë e tij dhe i dyshuari u shoqërua për bisedë informative në Policinë financiare.