Rajoni

Kryeminstri Haradinaj sot në Vlorë, ja pse

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot do ta vizitojë Bashkinë e Vlorës.

Atje, kreu i ekzekutivit kosovar do të takohet me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Po ashtu, Haradinaj do të vendos edhe kurora lulesh në varrin e Ismail Qemalit.

Më poshtë agjenda e vizitës së haradinajt në qytetin e Vlorës:

ORA: 11:00 – 11:30-Vizitë në Bashkinë e Vlorës, takim me kryebashkiakun, Dr. Dritan Leli;

ORA: 11:30 – 11:40- Vizitë Monumentit të Pavarësisë;

ORA: 11:50 – 12:00-Vendosja e kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit;

ORA: 12:10 – 12:30- Vizitë në Muzeun Historik;

ORA: 12:40 – 12:55- Vizitë në Muzeun e Pavarësisë;