Kush po e quan Mitrovicën veriore kryeqytet të serbëve të Kosovës
Nënkryetari Listës Serbe Igor Simiq ka thënë se ende nuk ka zgjidhje për Kosovës dhe se këtë informatë e ka marrë nga kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
I pyetur pse është mirë që veriu i Kosovës të jetë në përbërje të Serbisë, Simiq, përcjell gazeta “novosti”, ka thënë se nuk dëshiron të komentojë asnjë nga theksimet e ngjashme ndërsa ka shtuar se është mirë të gjendet një zgjidhje reale dhe qëndrueshme për Kosovën që do t’i plotësonte interesat e serbëve.
“Kur flasim për veriun Kosovës, por edhe për njerëzit që jetojnë në jug, ata janë serbë, të cilët për shkak të rrethanave ku jetojnë, nuk janë të ndryshëm. Veriu, për të gjithë serbët e Kosovës është qendër administrative, politike, kulturore, edukative, përkatësisht është qendër e popullit serb në Kosovë”, ka thënë Simiq.
Ai ka theksuar se ajo që Prishtina është për shqiptarët në Kosovë, për serbët është Mitrovica veriore.