Hoteli i konfiskuar në Vlorë kthehet në ambient pushimi e trajnimi për policët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë

Shpërndaje

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka bërë të ditur të martën vendimin që është marrë lidhur me pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Balla ka thënë se është marrë vendim që këto pasuri të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore.

Me këtë rast, bashkë me homologun e tij kosovar, Xhelal Sveçla, kanë shkuar në Vlorë, ku pritet që një ndërtesë e konfiskuar të lëshohet si shtëpi e madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë së të dyja vendeve.

“Kemi marrë vendimin që pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore. Bashkë me Ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla ishim në Vlorë ku shumë shpejt do të kemi një shtëpi të madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë”, ka shkruar Balla.