Momenti kur policia angleze bllokon veturën që përplaset në rrethojën e Parlamentit, dhe arreston shoferin (Video)

Shpërndaje

Dhjetëra vetura të policisë kanë reaguar me urgjencë, kur vetura u përplas në rrethojën mbrojtëse të Parlamentit në Londër, ku raportohet për një “numër të këmbësorëve” të lënduar.

Më poshtë ju sjellim momentin kur policia metropolitane reagoi menjëherë duke bllokuar veturën e përplasur, dhe shoferin që ishte brenda. Ata shihen të armatosur deri në dhëmbë, duke i kërkuar shoferit të del jashtë, transmeton Telegrafi.
Autoritetet e sigurisë u alarmuan kur një veturë ngjyrë hiri u përplas në rrethojën mbrojtëse të ndërtesës së Parlamentit anglez në Londër.
Mediat angleze kanë publikuar pamjet kur policia metropolitane “blindon” zonënpërreth Parlamentit për shkaqe sigurie, kurse ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Incidenti ka ndodhur në lokacionin e njëjtë ku në mars të vitit 2017 ndodhi sulmi terrorist ku humbën jetën pesë persona.