Rajoni

Mostra e Selenicës në Vlorë del sot në gjykatë

Shpërndaje

Ridvan Zykaj, autor i masakrës në Resulaj të Selenicës, pritet të dalë sot në gjykatë, ku do të mësojë masën e sigurisë.

Mbaj 24-vjeçarit rëndon akuza: ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Pasditen e 10 gushtit 2018, Ridvan Zykaj shkoi me automatik në banesën e Demir Zykës, vëllait të gjyshit të tij. Aty ka vrarë Demir Zykaj 75-vjeç dhe gruan e tij, Perie Zykaj 72-vjeç. Më pas ka shkuar në banesën e Besimit (djali i Demirit). Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16-vjeçe dhe Ledionin 8-vjeç.

Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi (vëllai tjetër i Besimit dhe djali i Demirit) dhe Afërdita, (e shoqja e Azemit) kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur. Aty janë ekzekutuar dhe ata të dy. Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.

Telefoni i autorit të masakrës në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës, është sekuestuar nga grupi hetimor si provë materiale. Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori pasi kreu masakrën ka filmuar viktimat dhe masakrën që kishte kryer me telefonin e tij.