NASA nis suksesshëm misionin për eksplorimin e Diellit (VIDEO)

Shpërndaje

Pas dështimit të djeshëm për shkak të kushteve të motit, NASA nisi misionin për të dërguar sa më pranë Diellit, satelitin “Parker Solar”, objekti më i shpejtë i ndërtuar nga njeriu.

Raketa që e mban u lançua nga Cape Canaveral e Floridës.

Agjencia Amerikane e Hapësirës synon që në 7 vjet, “Parker” të bëjë 24 rrotullime rreth Diellit, që të studiojë kurorën e tij, nga ku e kanë origjinën shumë aktivitete të rëndësishme, me ndikim në Tokë.

Sonda lëviz me shpejtësi 690 mijë km në orë.

Erërat e paparashikueshme diellore shkaktojnë shqetësime në fushën magnetike të planetit tonë dhe mund të bëjnë kërdi me teknologjinë dhe komunikimin në Tokë.

Agjencia hapësinore shpreson që gjetjet do t’u mundësojnë shkencëtarëve të parashikojnë ndryshime në mjedisin hapësinor të Tokës.