Ndryshimet klimatike: Të gjithë duhet të largohen nga ky vend
Temperaturat mesatare në Sudan deri në vitin 2060 do të rriten të paktën 1.1 – 3.1 gradë Celsius dhe ndryshimi i klimës është shkaku që ky shtet afrikan po vuan nga zhvendosja e 600.000 njerëzve.
Bëhet fjalë për refugjatët e klimës, një shprehje që dukej krejtësisht ekzotike para vetëm pesë vjetësh. Sudani është i vendosur në Sahel, një zonë kalimtare klimatike mes të shkretëtirës Sahara në veri dhe zonat tropikale të jugut. Shumë prej këtyre zonave sot po shndërrohen në shkretëtirë, dhe ka rëne të diversitetit natyror.
Një vend që në dekadat e fundit ka vuajtur nga luftërat në rajonin e Darfurit në vitin 2003, tani vuan nga uria për shkak të klimës.
OKB vlerëson se një total prej 3.2 milionë njerëz do të vuajnë nga mungesa e ujit. Sudani përveç kësaj, përballet nga kërcënimi i epidemive, lista e sëmundjeve që kërcënojnë këtë shtet në të ardhmen e afërt janë malaria, ethet e verdha dhe kolera.
Sudani nuk është i vetmi vend në Afrikë që kërcënohet nga ndryshimet klimatike, por edhe Senegali, Mali, Nigeri, Çadi, Sudani i Jugut, Etiopia, Kenia, Tanzania, Mozambiku, Becuana, Zimbabveja, Zambia dhe Angola.
Përveç kësaj, zonat që janë tradicionalisht shkretëtirë ose gjysmë-shkretëtirë, por sot janë ende të banueshëm, së shpejti mund të bëhet krejt e pamundur për jetën. Kjo djerrinë pa bimë, kafshë ose njerëz u përhap nga Maroku në Arabinë Saudite.
Për shkak të problemeve që ndërlidhen me ndryshimet klimatike, disa vende sot kërcënohen nga përmbytjet për shkak të nivelit të detit në rritje – Bangladeshi, Kiribati, Maldivet dhe shumë të tjera.
Arktiku këtë vit regjistron temperaturat për 20 deri 30 gradë Celsius që kanë qenë më të larta se mesatarja.