“Titanik”, filloi publikimi i “bombave”

Shpërndaje

Në Gjykatën Penale kanë filluar të dëgjohen “bombat” për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Në njërën nga “bombat” dëgjohet të bisedojnë ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe Martin Protogjer, shef i kabinetit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, transmeton MIA.

Paraprakisht, Trupi gjykues ka pranuar kërkesën e PSP-së publiku të përjashtohet kur do të dëgjohen shtatë prej 1.063 “bombave” për shkak të bisedave private.

Nga ana tjetër, mbrojtja kërkoi “bombat” të mos lëshohen dhe i ka kontestuar si provë valide.