Turistet përleshen për një selfie, intervenon edhe policia (Video)

Shpërndaje

Policia është dashur të intervenojë për të ndarë dy turiste, që nisën të përleshen se cila do bëjë e para selfie para shatërvanit të famshëm Trevi që ndodhet në Romë.

Gjatë kohës që 19-vjeçarja dhe gruaja 44-vjeçare shkëmbenin grushte dhe shpulla, familjarët e tyre përpiqeshin t’i ndalonin, por e kishin të kotë, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye intervenuan policët që u gjetën në afërsi, për të ndaluar aktin e ‘turpshëm dhe fëmijërorë’.

“Sikur t’i shihje dy fëmijë, që rrihen për shkak të një gjëje të parëndësishme”, ka qenë komenti që po e shoqëron videon e realizuar nga një i pranishëm në kryeqytetin italian.