VMRO-DPMNE: MPB-ja hesht tre ditë dhe nuk përgjigjet çka kërkon një veturë e tyre zyrtare në Evridiki
MPB tre ditë hesht dhe nuk përgjigjet se çka kërkon një veturë e tyre zyrtare në kampin Evridiki në Greqinë fqinje? Kush ka dhënë urdhër dhe çka ka kërkuar një efejktivni policisë me xhip zyrtar në kamp? Kë ka transportuar në xhip dhe të kujt janë qeset e “Lidëlit” që shihen në bagazh?, pyet përmes kumtesës me shkrim partia opozitare VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-DPMNE-së, ekzistojnë vetëm tre xhipa të tillë në MPB dhe dihet se saktë se kush i mban. Theksojnë se xhipat janë pjesë e donacionit të madh të Bashkimit Evropian dhe duhej të dedikoheshin për policinë kufitare dhe përballjes më efikase me emigracionin ilegal.
“Këtu shtrohet pyetja, kur LSDM-ja dhe funksionarët e tyre kështu sillen me donacionet e BE-së, për të cilat partnerët tanë ndërkombëtarë mbajnë llogari si përdoren, çka bëjnë me paratë e qytetarëve”, theksohet në kumtesë.
Naum Stoillkovski, zëdhënës i partisë thekson se për këtë duhet të jepet llogari. Kjo nuk lejohet. Por, sipas tij, opinioni edhe nuk ka mund të presë sjellje ndryshe të pushtetit të një politikani disa herë të dyshuar dhe të abolicuar.