Qentë duhet të mbathin këpucë gjatë ditëve të nxehta, thotë policia zvicerane

Shpërndaje

E dini çfarë është një ndjenjë vërtetë e keqe? Të ecni në një pistë apo rërë të nxehtë pa këpucë mbathur dhe të mos keni ndonjë vend ku të pushoni.

Pra, vërtetë se është gjë e keqe të kërceni në çdo hap, t’i ndieni këmbët duke u djegur dhe ta dini se nuk keni çfarë të bëni derisa të futeni në deti ose të arrini te sandalet, transmeton Telegrafi.

Policia e Zvicrës është shumë e vetëdijshme për këtë ndjenjë të tmerrshme, prandaj edhe kanë gjetur kohën t’u këshillojnë pronarëve të qenve t’iu blejnë këpucë miqve të tyre me katër këmbë në mënyrë që t’i mbrojnë nga temperaturat e larta.

Ndonëse këmbët e qenve janë më të forta se të njerëzve, prapëseprapë qentë ndjejnë dhimbje kur ecin në pista të nxehta.

“Kur një qen ecë në asfalt të nxehtë, ai mund t’i djegë këmbët njësoj sikurse një njeri kur ec zbathë”, ka thënë një zyrtar i policisë së Zvicrës.

Ndër tjerash, policia zvicerane është duke i këshilluar pronarët e qenve që mos t’i lënë shokët e tyre në vetura të nxehta dhe vazhdimisht t’iu japin ujë për të pirë. /Telegrafi/