Labinot Tahiri shtron darkë për gurbetqarët

Shpërndaje

“Do jetë një mbrëmje e pa harruar” Këngëtari dhe deputeti i njohur, Labinot Tahiri- Labi ka njoftuar se këtë të enjte me lejen e Komunës së Ferizajt edhe këtë vit do të organizojë darkë për gurbetqarët. Ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka thënë se në “Darkën e Gurbetqarit”, do të shpërndajë për secilin nga një CD të albumit të tij të fundit që ka lansuar, ndërsa tha se do të jetë një mbrëmje e paharruar. “DARKA E GURBETQARIT 09 gusht, në Ferizaj! Jeni të mirëseardhur nga të gjitha trevat! Do jetë një mbrëmje e pa harruar. Tani e kemi dhe lejën, nga kryetari Komunës, në vendin me të mirë të qytetit, për ta mbajtur Darkën e Gurbetqarit.  Me ju lëshua pa darkë, e pa muzikë, e pa respekt, nuk na ban vakia. Edhe secilit nga ju, do u’a dhurojë nga një CD, të albumit të fundit…! Të paktën kah të merrni rrugen në mërgim, i’a thoni këngëve që mos me u merzit. Me 09 gusht, dita e enjte, Ferizaj! DARKA GURBETQARIT!” Ndryshe, Labi ditë më parë ka paralajmëruar se do të vijë me një këngë të re e cila mban titullin “Faleminderit që mi dhurove ditët e mira”.