Shqipëri, përgatitje për vizitën e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

Shpërndaje

Në prag të vizitës në Shqipëri të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në vend vazhdojnë përgatitjet për ceremonitë e pritjes dhe ceremonitë e inagurimeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Flamujt e Turqisë janë vendosur përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, së bashku me flamujt e Shqipërisë.

Në kuadër të vizitës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë ka marrë masa shtesë për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në disa akse rrugore në Tiranë dhe qytete të tjera gjatë vizitës së presidentit turk.

Presidenti Erdoğan do të vizitojë më 17 janar Shqipërinë, ku ai do të takohet me zyrtarët e lartë të vendit. Gjatë takimeve do të shqyrtohen në të gjitha dimensionet marrëdhëniet Turqi-Shqipëri në nivel të partneritetit strategjik dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit.

Gjatë vizitës do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Turqia në qytetin e Laçit për familjet që u prekën nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Presidenti Erdoğan gjithashtu do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të punimeve restauruese në xhaminë Et’hem Beu në Tiranë, e cila u restaurua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Pjesë e vizitës së presidentit të Turqisë është edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.

Foto Anadolu Agency: