Referendumi serb, pamje të Njësive Speciale në gjendje gatishmërie në Mitrovicë

Shpërndaje

Forcat e njësive speciale të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në gjendje gatishmërie në Mitrovicë.

KALLXO.com sjell pamje nga zona afër kampit “Belvedere” të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Aty që nga mëngjesi po qëndrojnë në gjendje gatishmërie pjesëtarët e Policisë me autoblinda.

Këto janë pamjet nga kjo zonë.

U raportua se Njësitë Speciale janë vendosur edhe në rrugën për Leposaviq.

Policia e Kosovës ka shtuar praninë në zonat e banuara kryesisht me serbë sot përballë mundësisë së ndonjë incidenti pasi autoritetet e Kosovës morën vendim për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.

Po ashtu serbët raportuar për protestën e zhvilluar sot në mëngjes nga serbët në Mitrovicën Veriore.