Zaev në takim me KSHZ-në: Të gjithë kanë obligim institucional që të bashkëpunojnë për referendumin

Shpërndaje

Referendumi është obligim me karakter të rëndësishëm shtetëror. Të gjithë institucionet janë të obliguara të bashkëpunojnë me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Edhe Qeveria qëndron në dispozicion, në nivel parimor, në pajtueshmëri të autorizimeve ligjore, të sigurojë realizim të nevojave ligjore të KSHZ-së dhe këtë do ta bëjmë, tha sot kryeministri Zoran Zaev në takimin me kryetarin e KSHZ-së Oliver Derkovski dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Zaev porositi se të gjithë kanë përgjegjësi që profesionalisht t’u përgjigjen detyrave të tyre.

“Besoj se secili e di përgjegjësinë e tij profesionale dhe njerëzore për këtë proces të rëndësishëm. Jemi të detyruar që të gjithë profesionalisht ta kryejmë punën”, potencoi Zaev.

Derkovski dhe anëtarët e KSHZ-së theksuan se punojnë profesionalisht, në mënyrë kursimtare dhe nikoqire, si dhe se do të vazhdojnë në këtë drejtim, që me dinjitet t’u përgjigjen obligimeve ligjore para qytetarëve.

Siç informoi pres-shërbimi qeveritar, në takim bashkërisht është theksuar rëndësia nga puna profesionale dhe transparente e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve para dhe në ditën e referendumit vijues, me qëllim të besimit të të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike në proces. U bisedua edhe për fushatën mediale të lidhur me referendumin, për nevojën për respektim të dispozitave ligjore të lidhura me fushatën, si dhe për mjetet financiare që i nevojiten Kuvendit për realizim të tij.

Në takimin me kryetarin dhe anëtarët e KSHZ-së mori pjesë edhe ministri i Komunikimeve, Llogaridhënies dhe Transparencës Robert Popovski.