Zbulohet shkaktari i tragjedisë në Genova të Italisë
Një gabim njerëzor shkaktoi një tragjedi fatale në Genova, kur u shemb mbikalimi, tha kreu i prokurorisë publike në Genoa, Francesco Kozi.
Kozi tha se pas operacionit të shpëtimit, hetuesit do të analizojnë “të gjitha aspektet që lidhen me zhvillimin, inxhinierimin dhe mirëmbajtjen e urës”.
Sipas raporteve të mëhershme, mbikalimi që u shemb, la të vdekur 39 persona, dy vjet më parë ka qenë e mbyllur përkohësisht, pasi gjendja e saj ka kërkuar “mirëmbajtje të lartë”.
Kreu i prokurorisë tha se ishte i gatshëm të hapte rastin “për shkak të një vrasjeje dhe fatkeqësie të zymtë të shumëfishtë”.
Zjarrfikësit paralajmëruan të mërkurën se një pjesë tjetër e urës mund të shembet.
Ministria franceze e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur sot se në mesin e viktimave janë tre shtetas francezë, dhe ambasada shqiptare në Romë tha se jetën kishin humbur dy shtetas shqiptarë.
Mbikalimi, papritur, u shemb duke shkaktuar dhjetëra automjete të binin nëpër të çara.
Ministri i Transportit italian Danilo Tonin, i cili vizitoi vendin e ngjarjes, tha se operatori i mbikalimit duhet të marrë pjesë në koston e rindërtimit, si dhe të paguajë një gjobë të rëndë.