Gjuriq futet në orët e mbrëmjes në Kosovë, një ditë para vizitës së Vuçiqit

Shpërndaje

Shefi i ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq ka mbërritur në orët e mbrëmjes në veri të Mitrovicës.

Gjuriq ishte i shoqëruar edhe me krerët e Listës Srpska, një ditë para vizitës së presidentit të Aleksandër Vuçiqit në Republikën e Kosovës, transmeton Indeksonline

Ndryshe, i pari i Serbisë pritet që nesër në orën 14.30 të vizitoj Qendrën për mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin e sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq po në Zubin Potok.

Ndërsa kërkesën për ta vizituar Liqenin e Ujmanit e ka refuzuar MPJ-ja.