Maqedoni

Halili: Referendumi i parë dhe i 30 shtatorit, janë të ndryshëm

Shpërndaje

27 vjet pas referendumit për pavarësinë e Maqedonisë nga Ish Jugosllavia, vendi gjendet përpara një referendumi të ri për ndryshimin e emrit. Deputeti shqiptar i përbërjes së parë parlamentare Muhamet Halili në një intervistë për Alsat sqaron se deputetët shqiptarë bojkotuan referendumin e 91 shit për shkak të shpërfilljes së kërkesës së tyre për barazi të plotë me maqedonasit. Pavarësisht avancimit të pozitës së shqiptarëve Halili vlerëson se shqiptarët as sot nuk janë popull shtetformues ndërkohë që e cilëson si të dështuar Platformën e Partive Shqiptare.

27 vjet pas pavarësisë Maqedonia gjendet përpara një sfidë të re, referendumi që do t’ia hap dyert për NATO dhe BE. Por nëse e bëjmë një paralele, referendumi i 91-it u bojkotua nga shqiptarët ndërsa sot mbështetet fuqishëm. Çfarë ka ndryshuar për shqiptarët, cilat ishin arsyet për bojkotin e atëhershëm dhe a janë plotësuar kërkesat e tyre që sot ofrojnë mbështetjen e tyre?

Këto janë dy referendume krejtësisht të ndryshme, Referendumi para 27 viteve i vitit 91 ka qenë një referendum tejet i rëndësishëm pasi do të shkëputeshim prej një federate dhe krijonim një shtet të pavarur. Në këtë shtet të pavarur ne si forca politike shqiptare kërkonim edhe hisen tonë. Në platformën tonë politike atëherë ishte ne do të krijojmë një shtet të pavarur ku shqiptarët do të jenë komb konstituent që e keqpërdorim sot për politika ditore dhe deklarojmë që jemi shtet formues gjë që nuk është e vërtetë. Ne kërkonim që në kushtetutën e ardhshme që u aprovua në 17 nëntor 91, 2 muaj pas referendumit për pavarësi ne do ta gjenim veten si komb i barabartë me maqedonasit në çdo fushë jo vetëm me deklarata politike dhe prandaj për këtë arsye ia dhamë kuvendit deklaratën të quajtur deklaratë për status të barabartë të shqiptarëve në Maqedoni..Komisioni Kushtetues dhe deputetët maqedonas nuk e pranuan dhe nuk e vunë në rend dite asnjëherë. Ne duke pasur parasysh se bëhet fjalë për çështjen e vetëvendosjes së popujve çështjen e shqiptarëve e lamë të hapur në Maqedoni, e refuzuam referendumin, e refuzuam ta votojmë Kushtetutën dhe të gjitha çështjet i lëmë hapur dhe çështjen shqiptare e bëmë objekt i diskutimeve në Konferencën e Karringtonit dhe Hagës.., këtu së paku nuk kemi dështuar dhe ka qenë veprim i qëlluar politik dhe falë atij veprimi besoj se ne në të drejtat kombëtare shqiptare gjendemi në këtë nivel pavarësisht se forca të ndryshme dëshirojnë ti përvetësojnë meritat.

A mendoni se shqiptarët kanë garancinë që pas referendumit do të plotësohen edhe kërkesat e tyre, përfshi fuqizimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve por edhe çështjet e tjera që lidhen me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat?

Partitë politike shqiptare nuk i janë përmbajtur asaj që në mënyrë pompoze e deklaruan para gati 2 vitesh. Kishim lajme të bukura dhe fotografi të bukura me kryeministrin e Shqipërisë ku u shpreh gjoja një unitet i forcave politike shqiptare në Maqedoni, por shpejt dështoi ajo platformë mund të ketë në të ardhmen edhe plasaritje në marrëdhëniet ndër-shqiptare, është pikërisht se Platforma shqiptare është hedhur poshtë nuk është marr në konsideratë fare, kur u formua qeveria kryeministri deklaroi se në programin e Qeverisë nuk ka asgjë nga ajo platformë, dhe ne e pranuan si të tillë deklaratën e tij.

Mendoni se shqiptarët duhet të kenë një zë unik dhe shfrytëzojnë mbase këtë shans historik për të kushtëzuar zbatimin e plotë të kërkesave të tyre?

Gjërat që janë shkruar në Marrëveshjen e Prespës nuk mund të korrigjohen, mund të korrigjohen gjëra të tjera që do të jenë objekt i aprovimit në Kuvend..sepse një pikë e kësaj Marrëveshje thotë se deri në janar kuvendi duhet të bëjë ndryshime në preambulë, ne nuk kemi idenë çfarë janë ato ndryshime edhe pse rrugën e kemi trasuar në vitet e 90-ta…kemi thënë se preambula e Kushtetutës së Maqedonia duhet të jetë preambulë qytetare që nuk u bë dhe ishte shkak që u rebeluam./Alsat-M