Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ndan mirënjohje humanistit Halil Kastrati
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim humanistin Halil Kastrati.
Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se humanisti Halil Kastrati po jep një kontribut të veçantë për bamirësi.
“Pata kënaqësinë që sot ta pres në Kuvendin e Kosovës humanistin Halil Kastrati, të cilit edhe i ndava një mirënjohje për kontributin e tij të veçantë për bamirësi”, ka shkruar ai.