Letër Ziadin Selës: Besë mos u zë atyre që të prenë në besë
Nga: Zejni Bilalli
Vota ime, e shtrenjta ime, për dikend, ti s’je gjë tjetër veç një rreth, një kolar i thonë tetovarët! Po, po një rreth që s’ke peshë, s’ke vlerë, s’ke funksion veç i siguron dikujt të ulë bythën në kolltuk. Po moj po, veç për të rehatuar bythë shërbeke!
Të quajtën votë për të ringjallur VMRO-në, të quajtën votë proruse, votë që vret ardhmërinë, votë që pengon ardhmërinë drejtë rrugëtimit në BE, e çka nuk thanë e nuk thonë për ty, thonë që je edhe e Blerim Rekës!!!
Vota ime ka peshë dhe forcë politike.Unë votova koncept politikë. Unë mbështeta kandidatin që mbështeti Aleanca. Pak kishte rëndësi ishte ai Blerimi apo kush do qoftë tjetër të ishte. Vota ime ishte votë kundër konceptit të konsualitetit.
Pse shtirremi!? Kush ia udhëhoqi kampanjën Blerim Rekës? Kush ia mblodhi nënshkrimet? Dakord, ai është pjesë e këtijë grupimi politikë, kuptohet nëse nuk ka ndrru mendje!
Ziadin Sela, mate mirë këtë punë! Veç dua të të them se besë mos u zë atyre që të prenë në besë. Lexoi mirë rezultatet! E ke Dibrën aty. Edhe njëri edhe tjetri ishin kundër teje! Një herë u dhe mandatet pa kusht dhe të njejtët ta futën thikën pas shpine! Kësaj here nuk të falet. Pse u dashka me ia hjek prej qafe gurin që i rëndon në qafë! Fundja le të shohim sihër kësaj radhe! Mos u sikletos shumë për BE-në! E di sa larg këtijë rrugëtimi jemi!
E di që e ke vështirë, por ja që të ka ra hise.Jepu shpirt dhe forcë politike këtyre 80.000 votave, kuptohet së bashku me Bilallin dhe Blerimin. Nuk dua të të shoh si këto sllatarkat që herë bëjnë pozitën e herë opozitën!
Të mëdhenjtë, të mençurit dhe guximtarët shkruajnë histori.