RajoniTop Lajme

Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës

Shpërndaje

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit e legjislaturës së njëmbëdhjetë.

Ajo mori 62 vota për, 16 kundër, ndërsa 13 veta abstenuan.

Haxhiu cila ushtron edhe postin e presidentit nga 5 prilli, do të vazhdojë edhe më tutje këtë detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Albulena Haxhiu ishte edhe kryetare e legjislaturës së dhjetë e cila u shpërnda më 1 korrik 2026.

Bërja e Kuvendit të ri i hap rrugë formimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të ri.

Partia fituese, LVV, i ka votat për Kuvendin dhe qeverinë e re, por jo edhe për presidentin e ri.

Zgjedhja e presidentit ka qenë në qendër të krizës politike këtë vit dhe mund të shkaktojë sërish zgjedhje të reja.