Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Tërmeti me intensitet prej tre shkallëve sipas shkallës së makro-sizmike evropiane është ndjerë këtë mëngjes në ora 06:48 minuta në pjesët jugore të territorit të Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra ka qenë në 138 kilometra në jug të Shkupit në Greqinë fqinje, sipas shkallës së Riterit prej 3,1 shkallë, kumtoj Observatoriumi Sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup.