Maqedoni

Muki i përgjigjet Ahmetit: “Gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi”

Shpërndaje

Në intervistën për TV21 në emisionin Click Plus, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka folur edhe për marrëdhëniet me partnerët e koalicionit.

I pyetur rreth komenteve të nënkryetarit të LSDM, Muhamed Zekiri, Ahmeti ka thënë se nuk dëshiron ta komentoj fare Zekirin sepse thotë gjëra të pavërteta. Ahmeti tha se nënkryetari i tanishëm i LSDM-së, para disa viteve i ka kërkuar që ta bej deputet të BDI-së.

“Ky Muhamedi, ka ardhur tek zyrat e mia para disa viteve gjersa punonte në Alsat duke kërkuar që të bëhet deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Unë e inkurajova që të vijon kontributin e tij si gazetar në Alsat.” thotë Ahmeti.

Nga ana tjetër deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri thotë se nuk ka diçka shtesë që ta komenton liderin e BDI-së Ali Ahmeti. Zekiri në një fjalë as nuk i konfirmoi po as nuk demantoi fjalët e Ahmetit që tha në tv 21.

“Gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi”, ky është komenti i shkurt i Zekirit për “fokus”, duke shtuar se gjithçka që ka pasur të thotë për BDI-në e ka thënë publikisht.

Muhamed Zekiri javë më parë deklaroi se sa më largë nga BDI aq më mirë.