Njihuni me gardisten e bukur që mbron Vladimir Putinin
Është shumë e bukur, por edhe e guximshme. 31-vjeçarja, Anna Khramtsova u zgjodh si vajza më e bukur e Gardës Kombëtare ruse në një garë, ku pjesëmarrës në votime ishin mijëra rusë.
Khramtsova e cila është edhe nënë e një fëmijë mori më shumë se 57 mijë vota. Ajo madje mban një pozicion të rëndësishëm në gardë, pasi formacioni ku ajo bën pjesë është përgjegjëse drejtpërdrejtë për sigurinë e presidentit rus Vladimir Putin.
Anna vjen nga një familje me tradita ushtarake. Babai i saj ka shërbyer 30 vjet në ushtri, si dhe nëna ka qenë ushtarake gjithashtu. Ushtarakja më e bukur ruse shprehet se ndihet krenare që vijon traditën familjare, ndërsa pranon se mund të ketë pasur raste që është ngacmuar.
“Unë jam krenare për të vazhduar traditën e familjes”, tha 31-vjeçarja, e cila pranon se ka qenë viktimë e shakave seksiste adresuar nga kolegët e saj.
Anna Khramtsova është një profesioniste.
Shikojeni videon për të vërejtur punën e saj në përditshmëri.