Pengohet ekipi i TV21 të raportojë për kanalizimin në Haraçinë! “Me i fshi gjitha se copa i bëj!”

Shpërndaje

“Me i fshi krejt se pasha zotin copa i bëj! njo s’e lo mbi tokë! (qeshin tjerët)

“le të më mshelin! Nuk njoh ligj unë!”

Kështu të presin në Haraçinë, kur shkon për t’i qarë hallet e banorëve me zyrtarët e komunës.

Të paktën katër persona, e zunë në pritë ekipin e TV21, që deshi ta vizitojë komunën dhe të marrë përgjigje nga përgjegjësit e komunës, për hallet e qytetarëve të vet!

Por, katër burrat, e ndaluan ekipin dhe deshën ndryshe t’i zgjidhin punët!

Të dyshuarit, siç shihet në pamje, shfaqën forcë dhe dhunë psikike ndaj gazetarit dhe kamermanit, dhe tentuan që ta “urdhëron dhe ta mësoj” ekipin televiziv se çka guxojnë dhe çka s’guxojnë të bëjnë përderisa janë në Haraçinë.

“Dyshuari 1: Vallha bila, copa i boj! Dhe kërkush nuk hin me fol kundër diçka, se i kam shokë këtu!”

Dyshuari 2: Hajt se i fshijnë, mos bajë gajle!

Sipas informatave të para, asnjëri nga të dyshuarit, dhe as zyrtari partiak, nuk janë të punësuar në komunë.

Por, nën kërcënim të “thyerjes së kamerës” dhe frikësim të gazetarit, ky zyrtar politik dhe miqtë e tij, e ftojnë ekipin televiziv, që të hyjnë në komunë dhe të merren vesh se s’i t’i fshijnë deklaratat e qytetarëve, që ishin ankuar për hallet e tyre.

Ekipin tonë e mbajtën në dhomë të errët, dhe nën trysni psikike “të ngujuar” brenda Komunës së Haraçinës, për dhjetëra minuta, ndërsa asnjë deklaratë nuk i dhanë aty.

Brenda në zyrë, prapë vazhduan me të njëjtën retorikë dhe kërcënime!

Dyshuari 1: “Ku janë bre, unë i fshijë! unë i thej krejt!

Dyshuari 2: Pasha zotin ky i then!

Gazetari: Unë me duhet me shku në televizion, ata vendosin. E kam kryeredaktorin, drejtorin…”

“Dyshuari tjetër: Mos gaboje me i qit…këtu është një X.Y. (emri i njohur për redaksinë) që i dinë krejt punët!”

Por, për çka u ankuan qytetarët e Haraçinës, dhe çfarë hallesh kanë!

Shkurt e shqip, ata me të cilët folëm, duan furnizim me ujë 24 orë, dhe kanalizim!

E për këtë arsye, ai thotë se ka problem me deklaratat e banorëve të Haraçinës!

Dyshuari 1: krejt fshijë! Ato tjerat, ky fol mirë, ky fol mirë!

Gazetari: Jo, nuk mundem me i fshi!

Në fund të skenës skandaloze jashtë dhe brenda komunës, dhe për t’u siguruar se ekipi i TV21 e mori porosinë, dy të dyshuarit ndërrojnë qasje! Gazetarin dhe kamermanin i hypin në makinën e tyre dhe i kthejnë në qytet.

Me t’u kthyer në televizion, ekipi thirrë policinë dhe sqaron incidentin, meqë ende kishte nga i dyshuari, por këtë herë përmes telefonit.
Policia vjen në televizion dhe merr informata për kërcënimet. Në ndërkohë i dyshuari I kërkon falje gazetarit për sharjet dhe kërcënimet!

Policia thotë se po heton rastin!