Për ditëlindjen e Agim Ramadanit, në Gjilan vendoset piktura gjigante e tij
Muhamet Ajrullahu pronar i kompanisë “AR – Katana” i cili është edhe ideator dhe sponsor i punës tha për rajonipress se piktura gjigante e punuar nga Besart Gashi do të vendoset tek sheshi në qendër të qytetit, dhuratë kjo për Gjilanin dhe qytetarët e saj enkas nga unë tha ai.
“Agim Ramadani është i krejt Kosovës sepse Agimi mbrojti kufijtë e shtetit të Kosovës dhe ne sot po kujdesemi që qyteti i Gjilanit me të gjitha mundësit e saja ta ketë prezent çdo figurë, pikturim apo punim që lidhet me luftën që ka bërë Agimi”, kështu shprehet Muhamet Ajrullahu pronar i kompanisë “AR – Katana” e cila emrin e ka marrë pikërisht nga respekti për Agimin dhe luftën heroike që ka zhvilluar në Koshare.
Më 3 maj 2019 pikërisht për ditëlindjen e Agim Ramadanit, Muhamet Ajrullahu është kujdesur që Gjilanin ta stolis me një pikturë gjigante të Agimit, si dhuratë kjo enkas nga ai dhe kompania e tij. Punimi ka 276138 gëzhoja plumbash.
“Unë jam ideator dhe sponsor i punimit kurse punëkryes është Besart Gashi nga Drenica, piktura vendoset për Ditëlindje të Heroit AGIM RAMADANI më datën 03.05 2019 te Sheshi, te objekti i zyrës së prokurimit mbi shkallët emergjente, këtë punim gjigant u`a kam bërë dhuratë qytetarëve gjilanas” u shpreh Ajrullahu.
Muhamet Ajrullahu thotë se është i lidhur shumë me emrin e Agim Ramadanit.”E kam njohur qysh kur isha fëmijë dhe kemi qëndruar bashkë në ditë të mira e të vështira. Agimi na e la Kosovën e çliruar dhe amanetin që ne të kujdesemi për të dhe ky aktivitet është më i vogli që mundemi ta bëjmë për ta nderuar meritueshëm figurën emblematike të kolosit dhe të heroit të pavdekshëm Agim Ramadani” tha Ajrullahau.
Ajrullahu tha se është i nderuar dhe njëkohësisht i privilegjuar që ky punim do ta jeheshojë tërë Gjilanin.
Ajrullahu tha se në këtë projekt që nga fillimi e ka pasur edhe përkrahjen e Lutfi Hazirit. ”Do ta falënderoja kryetarin Haziri për bashkëpunim i cili me të vërtetë mi ka mbajtur dyert hapur edhe për çështjen e së drejtës së vendimmarrjes në vendin më të përshtatshëm si dhe çështjes së shtatores meritore” tha Ajrullahu. /rajonipress/