Rajoni

Selmanaj-Thaçit: Ti qëndron prapa rastit të dëbimit të shtetasve turq

Shpërndaje

Anëtari i Komisionit Hetimor për ‘gylenistët”, Driton Selmanaj (LDK) e ka akuzuar drejtpërdrejt Presidentin Thaçi për përfshirje në rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Selmanaj tha se Presidenti është i tensionuar pasi “ai qëndron prapa kësaj”.

“Rri i qetë dëshmo çka ki me dëshmu, unë qysh po e shoh krejt është mos me kry obligimin Kushtetues, ju jeni ai që qëndroni mbrapa kësaj. Ti je mbrapa kejt këtij rasti prandaj edhe po qëndroni në tension. A je ti ai që ke dhënë urdhër, vetëm kësaj përgjigjju”, tha Selmanaj.
“S’ke ku me ikë, ti je përgjegjës për këto”, vazhdoi më tej ai drejtuar Presidentit.

Kurse Thaçi në vazhdimësi po kërkon që vetë tu parashtrojë pyetje deputetëve.