Zyrtari i lartë maqedonas nge alarmin: Ky faktor mund të jetë pengesë në rrugën drejt BE-së!
Zv. ministri për Mjedisin Jetësorë dhe Planifikim hapësinorë, Jani Makraduli ka paralajmëruar se ekologjia mund të shkaktoj probleme në anëtarësimin e Maqedonisë në BE.
Në intervistën e tij për Radio Evropën e Lirë, Makraduli thotë se standardet ekologjike mund të jenë pengesë në rrugën drejt BE-së.
Sipas tij, të gjitha ministritë kanë gjithsej 22 milionë euro për projekte të mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Mirëpo Makraduli shprehet se këto para nuk janë të mjaftueshme për të kënaqur standardet e BE-së për pengimin e dëmeve nga emetimet në ajër, dhe se për këtë gjë nevojiten qindra miliona euro.