RajoniTop Lajme

​Gonxhe Çaushi: Qytetarët e veriut sot përcaktojnë drejtimin për vendin

Shpërndaje

Kandidatja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për komunën e Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushi pas votimit duke shpresuar në një fushatë dinjitoze, ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë.

Ajo tha se janë të barabartë në garë, dhe se shpreson që votuesi do të përcakoj fituesin.“Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë, është shumë e rëndësishme vota e tyre në mënyrë që të përcaktojnë drejtimin se ku dëshirojnë të qojnë vendin”, tha ajo.

Ndryshe, në Mitrovicën e Veriut, të drejtë vote kanë mbi 22 mijë qytetarë, ku numri i vendvotime është 27. Kandidatë për këtë komunë janë, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, Gonxhe Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe. /KosovaPress/