Zgjedhjet lokale në Mitrovicën Veriore, kandidati VV-së hedh votën e tij

Shpërndaje

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka hedhur sot votën e tij në njërën nga qendrat e votimeve.

Atiq në deklaratën e tij të dhënë për media, ka thënë se janë optimistë sa i përket rezultateve të këtyre zgjedhjeve, njofton Klan Kosova.

Ai ka apeluar tek qytetarët e asaj ane që të dalin dhe ta kryejnë obligimin e tyre në këto zgjedhje.