Asistenti i rri gati Kurtit, ia rregullon lidhëset e këpucëve

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti sot gjatë ditës ka bërë nderime te pllaka në Parkun e të Pagjeturve, dhe një detaj mjaft interesant u kap nga kamerat.

Asistenti i Kurtit, i cili po ia mbante në dorë dhe lulet, për një moment e vëren se lidhëset e këpucëve të shefit nuk janë në rregull dhe ulet dhe ia rregullon.

Pas nderimeve në një deklarim për media ai tha se për shkresën që kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ia ka dërguar Serbisë, për të kërkuar hapjen e këtyre arkivave nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Nga Serbia nuk kemi asnjë përgjigje për letrën të cilën e ka dërguar Hoti për hapjen e arkivave atje në mënyrë që të merret vesh e vërteta dhe të mundësohet drejtësia”, tha Kurti.

Ndërsa, pas përfundimit të deklarimit Kurti u pa edhe teksa bënte fotografi me një qytetar./eo