Rajoni

​Shembje dheu në Prishtinë, ndërprehet mësimi në një shkollë (Foto)

Shpërndaje

Në rrugën ‘Qamile Jaka’ në Prishtinë, mbrëmë ka filluar shembja e dheut, ku dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpërthimit të një gypi të ujësjellësit.

Sipas drejtorit të Inspeksionit, Adonis Tahiri tha se sipas zyrtarëve të emergjencave shkaktar mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit”Sipas zyrtarëve të emergjencave shkaktar mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit, në këtë rast kompania ka leje ndërtimi, pilotat janë të vendosur”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtarë policorë dhe departamenti i emergjencave. Derisa, përballë vendit ku ka ndodhur shembja e dheut, në të cilën kanë filluar punimet, ndodhen objekte në të cilat banojnë qytetarët.Kurse, në shkollën fillore” Naim Frashëri”, ndërprehet mësimi./KosovaPress/