Ndërron jetë një shqiptarë në burgun e Idrizovës

Shpërndaje

Shkupjani Xhengis Xhemaili 54 vjeçar, i cili ishte dën.uar me 13 vjet heqje lirie, për vra.sje, ka ndërruar jetë sot nga një atak në zemër në bur.gun e Idrizovës. I bur.gosuri ka vdekur derisa ka qenë duke shfrytëzuar kohën e shëtitjes.

Ai edhe më herët ishte ankuar për problemet me zemrën, mirëpo nuk kishte marrë trajtimin e duhur.

Ai u dën.uar për vra.sjen e Amel Zverotiç, që e kishte qëlluar në afërsi të liqenit Treska në vitin 2006, për një borxh prej 100.000 eurove, që i kishte mbetur Xhengisit.

Xhengis fillimisht ishte dë.nuar në mungesë me 20 vjet heqje lirie, mirëpo pas arre.stimit para disa viteve, u gjykua përsëri. Atëherë i u shqiptuan 13 vjet bu.rg, ndërsa dën.imi i ishte konfirmuar para disa ditëve nga gjykata Administrative, me çka nga bur.gu i Shutkës është dërguar për në Idrizovë.