Rajoni

Ariu sërish tmerron Prizrenin, dalin pamje të tij duke u shëtitur qytetit si ‘boss’

Shpërndaje

Ariu i famshëm shëtit midis qendrës së Prizrienit.

Një qytetar ka publikuar një video ku shihet se si ariu shëtitet mu në qendër të Prizrenit.

Kjo çështje shpërtheu pasi një ari mbyti 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe dëmtoi pesë koshere me bletë.

Një ari u shfaq së fundmi edhe në fshatin Novosellë të Prizrenit, kurse në fshatin Dubravë të Kaçanikut një ari hyri në një fermë dhe plagosi disa dele.

Ditëve të fundit është ngritur debat i madh nëse duhet të vritet ariu që po shqetëson banorët e Prizrenit, kjo pasi Inspektorati i Agjencionit të Pyjeve, ka dhënë autorizim për vrasjen e ariut.

Por sot zëvendësministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi ka bërë të ditur se ariu në Prizren nuk do të vritet, duke thënë se ka pasur një keqkuptim në vendimin për rastin në fjalë.

Lidhur me këtë çështje sonte në Kosovë vije Slaven Reljiq, profesor në Universitetin e Zagrebit, i cili pritet të japë udhëzime institucioneve kosovare rreth mënyrës së si të veprojnë me ariun e murrmë.

Diskutimet me profesorin Slaven Reljiq, do të fillojnë nesër në orën 09:00 të mëngjesit si dhe do të zgjasin dy ditë.

Pjesëmarrës në takim do të jenë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, të Agjencionit për mbrojtjen e mjedisit, të Inspektoratit të Agjencisë së Pyjeve si dhe zyrtarët e parkut nacional të Sharrit.

Ndërsa, Bajram Kafexholli drejtor i Parkut Nacional “Sharri”, në një intervistë Reporteri.net ka treguar se janë tre arinj që lëvizin afër vendbanimeve në Prizren.