“Nuk do rrisim çmimin e energjisë”, Rama: Ja pse u rrit nafta, brenda 48 orësh do ju themi çfarë do të bëjmë

Shpërndaje

Ndërkohë që kanë nisur protestat në të gjithë vendin kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim LIVE në Facebook, ku ka theksuar se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla.

Ai tha se ajo që po ndodh sot ku akuzohet qeveria se po vjedh, është një logjikë hajdute.

Sa i përket rritjes së çmimit të naftës Rama theksoi se kjo vjen pasi prodhuesi më i madh në botë i naftës dhe gazit natyror Rusia sot është futur në luftë.

“Ne nuk e kemi mjaftueshëm energjinë as kur jemi në kulmin e prodhimit në një vit me reshje të larta dhe naftën jo e jo, sepse ne nuk kemi naftë për Diesel apo benzinë, nafta jonë është e rëndë shitet për bitum. Nëse nafta jonë do ishte për pompa për 1 javë do i çonte për skrap makinat tona. Disa thonë se e shesim lirë dhe e blejmë shtrenjtë energjinë se e vjedhin politikanë, kjo është logjikë hajdutësh. Kush e shpjegon kështu thjeshtë në potencë është një hajdut. Si mund të akuzosh tjetrin për hajdut pa asnjë provë me fakte të stisura. Ne e shesim energjinë në kohëra me shi, kur ne e shesim duhet ose ta shesim ose ta hedhim. E shesim lirë se në vjeshtë dhe në dimër çmimi bie, ndërkohë që e blejmë shtrenjtë sepse në verë nuk kemi reshje, hni9veli bie nën nivelin teknik, dalim në treg dhe e blejmë shtrenjtë. Prandaj po ndërtojë Sakavicën për të depozituar ujin e tepërt. Të gjitha duan kohë. Ndarja tek faktet na bën të çorientohemi dhe të hyjmë në kacafytje vrasëse. Nuk ndahemi ke faktet kur flasim për çmimin e energjisë sot. Një megavat për orë që vjet kushtonte 52 euro sot blihet me 550 euro. Ne jemi zotuar të mbrojmë konsumatorin dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit, kur unë dola dhe paralajmërova krizë që do vinte drejt nesh. Kur unë fola për krizë nuk e dinte njeri se Europa do të hynte në luftë. E kemi marrë këtë zotim për të mos rritur çmimin e energjisë. Lufta e impaktoi krizën e energjisë dhe naftës por ne do ta mbrojmë konsumatorin. Kjo qeveri jo vetëm që nuk u ka kthyer kurrizin njerëzve, por po rrimë në këmbë për tu lehtësuar hallet e këtyre njerëzve dhe këtij vendi. Unë e kam thënë që ditën e parë që nuk do e rrisim çmimin e energjisë. Sot jemi në një situatë ku njëri prej prodhuesve më të mëdhenj të gazit dhe naftës, Rusia ka hyrë në luftë, çmimet po kërcejnë në mënyrë marramendëse. Qeveria financon nga të ardhurat, dhe të ardhurat vijnë nga taksat. Sot çmimi në faturë është i njëjtë me atë kur nuk kishte fare krizë. Ne sot detyrën bëjmë, atë po bëjnë dhe kryeminsi9trat e tjerë, ku çmimi i energjisë është rritur në faturën e konsumatorit. Është detyra jonë të mbrojmë të gjithë familjarët dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë. Kjo qeveri si asnjë qeveri më parë e ka treguar edhe herë të tjera, mund të akuzohet për shumëçka, por kurrën e kurrës për mospasjen e vëmendjes ndaj njerëzve të këtij vendi. Nuk besoj se ka njeri të arsyeshëm që thotë le të rritet energjia le të ulet nafta, jo. Energjia i prek të gjithë edhe ata që nuk kanë veturë, pensionistët dhe fermerët”, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë tha se brenda 48 orësh do të tregojë se çfarë do të bëjnë për të adresuar këtë problematikë.

“Brenda kësaj jave thashë që do kemi përballimet e kësaj situate. Se të thuash lufta s’ka lidhje me këtë rritje çmimesh në Shqipëri është pa lidhje. Sepse s’ka shpjegim tjetër se përse u rritën çmimet zgupthi. Disa thonë se unë nuk duhet ta çojë Shqipërinë në luftë. Ajo atje është lufta e shqiptarëve po ashtu. Rritja e çmimit të naftës gazit të miellit, nuk vjen si pasojë e faktit që Shqipëria iu bashkua sanksioneve, sepse vjen për të gjitha vendet si ato që vunë sanksione dhe për ato që vunë sanksione. Edhe Serbia ka rritur çmimet edhe pse nuk vuri sanksione.

Nëse do ishte zgjidhja hiq taksën do prisnim të na e sugjeroni nga facebook, patjetër që jo do e kishim bërë me kohë. Sepse si rregull tregu i lirë si lëviz çmimet sipas urdhra të qeverisë. Mos duhet të rrimë duarkryq? Jo. Siç i dolëm në mbrojtje njerëzve në pandemi do u dalim sërish në mbrojtje në këtë situatë të jashtëzakonshme. Ne s’do rrimë duarkryq dhe ta trajtojmë këtë çështje si të ishim në paq. Brenda javës do u themi çfarë do të bëjmë për të adresuar këtë problematikë të nxehtë. Kush thotë se këta janë në një botë tjetër flet përçart. Brenda javës dmth brenda 48 orësh do u themi se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë për të adresuar këtë problematikë të nxehtë”, tha Rama./albeu.com