Arre.stohet Dardan Molliqaj

Shpërndaje

Policia e Kosovës ka arr.estuar në orët e para të mëngjesit të sotëm deputetin Dardan Molliqaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Partia Socialdemokrate e Kosovës e cila kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj. Mësohet se Molliqaj është arrestuar në banesën e tij dhe sipas PSD-së nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

“Molliqaj është arr.estuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme.

PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre “, thuhet në njoftimin e PSD-së.