MaqedoniTop Lajme

Grupi i Kumanovës: Pushteti VMRO-BDI orkestroi rastin (Video)

Shpërndaje

Të dënuarit për rastin e “Kumanovës”, tradicionalisht tashmë, bojkotuan seancën publike në Gjykatën e Apelit në një situatë të tensionuar, për të shqyrtuar ankesën e vendimit të shkallës së parë. Pasi që Genci Sefaj deshi të lexojë një deklaratë të përbashkët të të dënuarve, ndërsa gjykatësja nuk e lejoi duke i thënë se duhet gjithçka të shkojë sipas rendit, barriera gjuhësore dhe keqpkuptimet bënë që të ketë shtyrje me fjalë mes gjykatëses dhe të dënuarve. Njëri prej të dënuarve madje edhe e shau gjykatësen dhe përkthyesën e cila deshi të përkthejë, por ku e fyen, ndaloi dhe seanca vazhdoi pa kuptim. Të dënuarit fliinin shqip ndërsa gjykatësja maqedonisht.

Valdet Zekaj,“Ne nuk ju njohim si shtet. Kjo është Shqipëri dhe do të jetë Shqipëri”

Genci Sefaj,“Sot kam nderin që të flas në emër të të gjithëve, të cilët unanimisht…Nuk ulem, do të dëgjoni….I ftoj bashkëluftëtarët që të ngriten në këmbë dhe të mbajnë një minutë heshtje për ata që ranë, për të mos vdekur kurrë në betejën në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ju luten çohuni, e pastaj gjykata le ta vazhdojë punën e vetë….Lavdi”

Cvetanka Ivanovska, gjykatëse

Uluni tu tregojë të drejtën tuaj për gjuhën amtare”

Genci Sefaj“A keni ju përkthyes. Unë do të jap deklaratën në emër të gjithë grupit. Kemi marrëveshje. Zonja gjykatëse ne kemi katër vjet që kemi duruar këtu.

Në letër të dënuarit akuzojnë se funksionarë të lartë politik dhe policor e kanë inskenuar rastin.Në letrën e grupit të Kumanovës shkruan se orkestruesit shqiptar janë Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Bekir Asani, Ejup Alimi, Arif Asani, Shenasi Mehmedi, Sadulla Duraku, Zemri Qamili, Besir Dehari.
Në palën maqedonase si orkestrues akuzohen Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska, Mitko Çavkov, Stojan Angellov dhe Gjorge Ivanov.

Deklaratë e përbashkët e grupit të Kumanovës
“Atë ditë njësitet tuaja janë ardhur për të na ekzekutuar në gjumë, sepse ky ka qenë plani i hartuar nga Gruevski-Ahmeti, aksionin e kanë emërtuar ‘eliminimi i qenve të luftës’. Fatkeqësisht për këta spurdhjak, e fatmirësisht për neve, plani i tyre i ndyrë iu dështoj. Kanë përdorur strategjinë e vënies në kurthe të grupit tonë, duke u futur në lojë Ali Ahmeti dhe Artan Grupi, të cilët dhanë garanca që do të vinë OSBE dhe do të dorëzohemi përmes OSBE”

Të dënuarit por edhe familjet e tyre, i kërkojnë edhe kryeministrit Zoran Zaev që të publikoj gjithçka që posedon lidhur me rastin e Lagjes së Trimave. Njëri prej familjarëve thotë se një pjesë e atyre që e inskenuan rastin janë larguar nga Qeveria, ndërsa tani Zoran Zaevit ia kujton se paoshtu ky rast mund ti kushtojë pushtetin.

Fejzulla Latifi, familjar i Ragmi Latifit

Unësa e shoh, shumë gjatë e kanë bërë këtë që i mbajnë njerëzit në burg pa asnjë faj. Ne i dimë gjërat që kanë ndodhur shumë thellë. Njerëzit tanë i kanë vrarë duke fjetur, i kanë sulmuar vetë, dhe dolën terrorista…Ne kemi informata se ata i kanë vrarë edhe njerëzit e vetë edhe njerëzit tanë, por tani ato njerëz ne u çuam në këmbë dhe i larguam.  Nëse vazhdon Qeveria e re me avazin e tyre, le ta presin humbjen shumë shpejt. Ne duam të na i lirojnë djemtë sa më shpejtë , sa nuk është vonë. Ai revolt shka ishte brenda, ka mundur të shkaktojë problem. I bëjmë thirrje Qeverisë të na i lirojë djemtë menjëherë se mjaftë ishte më, u bë tepër” 

Grupi i Kumanovës gjatë gjykimit shprehu dëshpërimin që ky rast nuk është zbardhur si duhet, por me shtrembërime të ndryshme që kishin për qëllim njollosjen e shqiptarëve. Në letrën e përbashkët u theksuar edhe dëshpërimi që asnjë prej dëshmitarëve që i kishte propozuar mbrojtja, që ishin kyç për rastin, nuk ishin lejuar të dëshmojnë. Edhe nesër do të mbahet një seancë në Gjykatën e Apelit, por sikurse sot, nuk do të jenë prezent të dënuarit të cilët vendosën të bojkotojnë./SHENJA/