Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE | Një tjetër hap drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian!
📍Nga Luksemburgu, Kryeministri Edi Rama përshëndeti mbylljen provizore të Kapitullit 20, “Ndërmarrjet dhe Politika Industriale”, i katërti kapitull i mbyllur nga Shqipëria brenda pak muajsh, duke e cilësuar këtë zhvillim si një tjetër arritje në procesin e integrimit europian.
💬 “Shqipëria ka hedhur një tjetër hap vendimtar drejt vendit që i takon në Bashkimin Europian.”
🤝 Kryeministri falënderoi Presidencën irlandeze të Këshillit të BE-së, Komisionin Europian dhe shtetet anëtare për mbështetjen dhe besimin e treguar, duke theksuar ambicien e Shqipërisë për të përshpejtuar më tej ritmin e negociatave.
✅ Kryeministri Rama nënvizoi se progresi drejt anëtarësimit nuk matet vetëm me numrin e kapitujve të mbyllur, por mbi të gjitha me reformat e zbatuara dhe rezultatet konkrete të arritura.
📹Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar pas përfundimit të konferencës për mediat.

