Kandidatja e PDK-së në Mitrovicë të Veriut fton qytetarët që të votojnë
Kandidatja e PDK-së për komunën e Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Qaushi ka votuar për zgjedhjet që janë duke u mbajtur në katër komuna veriore.
Ajo pas votimit iu adresua mediave ku ka ftuar qytetarët që të votojnë në mënyrë që të vendosin për vendin që ata dëshirojnë.
“Falënderoj gjithë votuesit për herë të parë që bëhen aksionar të demokracisë. Poashtu ftojë të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë në mënyrë që të përcaktojnë drejtimin që dëshirojnë ta qojnë vendin”, tha Qaushi.
Para Qaushit kishin votuar edhe dy kandidatët e tjerë për këtë komunë, ai i Vetëvendosjes, Erden Atiq dhe i Listës Serbe, Goran Rakiq, ku që të dy i kanë ftuar qytetarët që të dalin të votojnë.