Gazetarët përplasen me komisionerët në veri, nuk i lanë të xhirojnë (Video)

Shpërndaje

Gazetarët dhe kameramanët të cilët janë duke e përcjell nga afër procesin zgjedhor në komunën e Mitrovicës Veriore kanë hasur në një ‘përplasje’ verbale me komisionaret, ku po votonte kandidati i Vetëvendosjes, Erden Atiq.

Sapo kanë hyrë në klasën ku do të votonte Atiq – njëri nga personat që po e përcjellët procesin i është përgjigjur gazetarëve që nuk dua incizime, derisa gazetarët i kanë bërë të ditur se po kryejnë punën e tyre.

“Hej hej veç pak i dimë na rregullat si kemi sefte”, ka thënë njëri nga personat që po përcjell procesin e zgjedhjeve brenda asaj klase.

“Komisionerët mu incizu spo dojnë – qe ku e keni kutinë këtu Eredini qatu voton edhe aq”, ka thënë një tjetër person.

Zotëri Erden a po len me xhiru – ka pyetur njëri nga gazetarët teksa kandidati i VV-së është përgjigjur “po more pse jo”.

Teksa me shaka, kandidati i Vetëvendosjes ka thënë se “paska qëllu pak ngushtë”.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq, ka votuar në Lagjen e Boshnjakëve, pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

Nga minuta 1:55  mund t’a shihni momentin e përplasjes: