MaqedoniOpinione

MBI SHQETSIMET E ESTABLISHMENTIT TË BDI-së !

Shpërndaje

Nuk e njohë personalisht, por për deri sa nuk provohet ndryshe,drejtori i ri i Agjencisë për kundërzbulim i emëruar nga presidenti Pendraovski duhet me dalë djalë i mirë. Ndoshta edhe shqetsimet janë të arsyeshme por duhet argumentuar. Shqetsimi i shpërfaqur vetëm deklarativisht nuk është i mjaftueshëm për kontestim.

Mbase ky emërim është kompetencë ekskluzive e presidentit të shtetit, por kjo nuk do të thotë se ai një vendim të tillë ta merë pa i konsultuar dhe verifikuar kriteret që kërkohen për një detyrë të tillë.

Ajo që duhet rrespektuar parimisht, është fakti që presidenti emërimin për një detyrë të tillë senzitive nuk e ka perceptuar vetëm nga përkatësia etnike e kuadrit, dhe se për herë të parë ka thyer supremacionin etnik për të parin e kësaj agjencie mjaftë senzitive.

Ndrëkaq,kësaj përket establishmentit të shqetsuar të Bdi-së, për këtë emërim duhet theksuar se, edhe përkundër faktit se mbi njëqindë mijë votues shqiptarë ndjehen të shqetsuar me qeverisjen mbi një dekadëshe të këtij establishmenti, por ja që rregullat e lojës në demokraci janë këto që janë dhe ata fare nuk çajnë trapin për këtë !

Shkruan, Analisti Qenan Aliu