Mjerim në familjen Qaili në Çair të Shkupit, jetojnë në barrakë (Video)

Shpërndaje

Natën e kalojnë frikshëm të shoqëruar nga mizat e bukës dhe shumëkëmbëshat, siguria e tyre është në pikëpyetje, pasi pjesë pjesë ka filluar të bie tavani, era e rëndë e mykut ua vështirëson frymëmarrjen, dhe sofra e tyre është gjithmonë thuajse e zbrazët. Kjo është gjendja e familjes Qaili që jetojnë në Çair të Shkupit. Kushtet e rënda ekonomike kanë ndikuar tek shëndeti i të gjithë anëtarëve të familjes, ndërsa nëna Lumturije mban mbi supe barrën më të rëndë, ajo mundohet që t’i ushqejë fëmijët, por në këto kushte që i kemi filmuar, shihet qartë se një gjë e tillë është thuajse e pamundur. Me një kuzhinë të improvizuar, pa frigorifer, pa shporet elektrik dhe pa gjërat elementare për gatim, si do të mund të shuhet uria e familjes gjashtë anëtarëshe me fëmijë nga mosha nëntë deri në moshën një vit e gjysmë. Për muajin e Ramazanit kjo familje iftarin e hapin tek organizata humanitare“Kalliri i Mirësisë”, ndërsa ushqimin që mbetet e paketojnë për në syfyr.

Lumturije Qaili, kryefamiljare

“Tash për Tamazan isha tek Kalliri i Mirësisë më dhanë një pako, atje ku ha te sofra e iftarit, këtu i kam dy-tre pako, këto që i kam i kam bërë edhe aq. Për Bajram shnosh, kush kujton Allahu e shpërbleftë…….Shumë vështirë veç kush është vetë nënë, e di unë vetë çka është djega e fëmijëve të mi kur I shof, dikush thotë ju skeni, akoma më shumë preken vajzat, qajnë. Të dyjat I kam në shkollë, njëra klasa e parë, tjetra klasa e katërt, tash e pesta del, po nuk ka kushte, kjo po lyp shumë, po nuk ka. Kjo ndikon te fëmijët që vjen era myk, shumë është problem se shume e kanë hyp.. çka me bo me fut kokën dikund, veç shiu mos t’i lagë fëmijët. Kjo nuk është e jona, me qera është, me qera jam që dy vjet e tepër, qeranë na e paguan dikush tjetër por nuk e di kush është, anonim është, atë Allahu e shpërbleftë inshaAllah Zoti krejt kushtet ja plotëson”

Familja Qaili, luten të përfundojë nata, që ditën të ndjehen më të sigurt.

Lumturije Qaili, kryefamiljare
“Edhe këtu për pak do ta zinte tavani ndër vajzën, prej shiut, edhe ranë, por fat që e dyta vrapoj, nga frika edhe iki. Edhe natën kur flejnë fëmijët, dalin si miza buke, si shumëkëmbësha, vajzat kanë shumë frikë, njëherë e kanë prekë njërën tek syri edhe I është ënjtur syri, shume e fëlliqur, shumë e keqe.. Akoma si ke pa sa të këqija”

Burri punon privatisht, megjithatë shton nëna Lumturije, ato nuk mjaftojnë as edhe për gjërat elementare për jetën, ndërsa lehtësim I kanë ato 8000 denarët ndihma për fëmijën e tretë, të cilat po ashtu nuk arrijnë që t’i mbyllin vrimat që varfëria i ka lënë gjithandej.

Lumturije Qaili, kryefamiljare
“Vajza ime thotë oj mami, asnjëherë nuk na e ke festu ditëlindjen sikurse fëmijët e tjerë që gëzohen, thash shnosh mami njëherë, njëherë një shtëpi ta kemi, një dhomë, një kuzhinë, agjë tjetër nuk dua, edhe djali sa më shpejtë të më shërohet, ta bëjë djalin operacion, t’ua bëjë analizat vajzave të trijave. Vetëm këtë dëshirë e kam, edhe me vdek të mos më mbesin sytë hapur.Edhe burri ka problem me veshkën, gati më duket se edhe është duke ju prishur. Edhe vajza e madhe ka problem e shtrengon zemra, duhet të ja bëjmë analizat, por nuk e di, kam frikë, kush e din se çfarë do të ketë, ka frikë edhe sikur nënë brengosem”

Kjo familje kanë nevojë për një kulm mbi kokë, të holla për kontrolle mjeksore për të gjithë fëmijët, ushqim në tryezë dhe vëshmbathje, nëna Lumturie lut njerëzit humanë që t’I zgjasin dorën, ndërsa lutet edhe që Festa e Bajramit t’i gjejë fëmijët me shëndet të plotë, veshmbathje të reja dhe ushqim të mjaftueshëm. Ajnur Bafqari /SHENJA/