Maqedoni

“Neve na ulen rrogat, kryetari i BFI-së në darka luksoze me BDI-në!” Të punësuarit në Medrese paralajmërojnë protesta pas Ramazanit

Shpërndaje

Të punësuarit në Medresenë Isa Beu në Kondovë janë të pakënaqur nga ulja e rrogave të tyre. Duke folur në kushte anonimiteti, ata thonë se deri sa kryetari i BFI-së shihet në darka luksoze me njerëz të BDI-së, rrogat të punësuarve në medrese u janë ulur edhe për 35 për qind. Njëkohësisht paralajmërojnë edhe protesta pas festës së Bajramit, nëse statusi i tyre nuk zgjidhet. Nga udhëheqësia e medresesë thonë për Lajm se nuk kanë njohuri për këto pakënaqësi, mirëpo përmes një letre dërguar në redaksinë tonë, problemet i ka konfirmuar në mënyrë të shkruar edhe një i punësuar në medrese.

“Përshëndetje
Jam i punësuar në bashkësin fetare islame në republikën e Maqedonisë së veriut konkretisht në medresen Isa Beu Kondovë . Un dhe të punësuarit tjerë që punojmë vite me radhë në këtë institucion jemi tepër të shqetësuar me fatin ton sepse gati 18 muaj rrogat tona jan zvogëluar për 35% pa asnjë arsye shqetsimi sa vjen e shtohet në muajt e fundit edhe këto rroga të vogla që i kemi i marim me vones .
Ne apelojm që kjo të bëhet publike pasi po kalohet çdo kufi kohën e fundit e shofim krytarin e BFI duke ngrënë iftare luksoze me antarē te Bashkimit Demokratik për Integrim ndërsa nuk është në gjendje të siguroj pagat e puntorëve”, ka shkruar ai.