Nga nesër vendin do ta kaplojnë reshje të rrëmbyeshme shiu
Paralajmërim për reshje të rëmbyeshme të shiut për periudhën nga 12 deri më 17 maj.
Sipas parashikimeve të Entit Hidro-Meteorologjik, reshjet e reja do të fillojnë të shkaktojnë probleme me mbjelljen e pranverës, mbjelljen e duhanit dhe aktivitete të tjera në natyrë, për shkak të lagështisë së lartë sidomos në shtresën sipërfaqësore. Kushtet e tilla të motit nuk janë të favorshme edhe për bletari.
Rekomandohet që të ndërmerren masa preventive për të forcuar serrat dhe strukturat e tjera, për të pastruar kanalet e ujit për të kaluar më mirë ujërat sipërfaqësorë dhe për të mbrojtur ato.