Rajoni

Rama: Iki nga posti vetëm me votë, jo nga opozita e kapsolleve

Shpërndaje

Kryeministri Rama shfrytëzoi një takim me 61 kandidatët e mazhorancës për kryetar bashkie për të rikonfirmuar edhe një herë tjetër faktin se zgjedhjet vendore do të mbahen në datën kushtetuese 30 qershor.

Rama tha se nuk ka ndërmend të lejoj asnjë precedent që qeveritë të dalin si pasojë e presioneve.

“Kundërshtarët tanë zgjodhen rrugën e disfatës. Ata duan me cdo kusht që ta bëjnë “lecke” Shqipërinë, por ne nuk do tua japim këtë kënaqësi. Do të bëjmë një fushatë intensive, derë më derë, si kurrë më parë. Ne nuk ka shans ten a percaje asgje dhe askush. 30 qershori do te jete stad i ri pjekurie dhe demokracie Aleanca e partive të opozitë, njëra më e dështuar se tjetra. Ata nuk mund ta marrin peng popullin me kapsolla dhe Molotov. Nuk futen dot në zgjedhje sepse e dine që do dështojnë dhe bërtasin “Rama ik”. Ështe e qartë se opozita ka frikë nga zgjedhjet dhe nga SPAK.”

Rama shtoi se atë e largojnë vetëm votat e shqiptarëve dhe jo ulërimat e opozitës.