Rama: Shqipëria 30 vite peng i një personi

Shpërndaje

Duke iu refereuar ish-kryeministrit Berisha, gjatë takimit me 61 kandidatët e PS, për zgjedhjet e 30 qershorit, Edi Rama theksoi se Shqipëria është mbajtur peng nga një person që po plaket si mos më keq,

Më tej, Rama u shpreh se nuk ka ndërmend të largohet, duke theksuar se nuk ka ndërmend që ta lërë në mes “luftën” që ka nisur.

“Nuk e mundim dot me zgjedhje, ndaj Rama ik. o burra të shpëtojmë vatanin, se kemi me vete edhe filxhanin. Të iki Rama që të qetësohen të marrasurit për pushtet. Çor është hap pas, nga nisi rruga jonë e vështirë. Unë nuk i iki kësaj detyre se në çdo drejtim kam nisur një luftë që nuk ka shans ta lë në mes, ku përballem me probleme dhe ku nuk i gëzohem dot një arritje reale, se buuum ballafaqohem me një problem real. Një luftë ku një herë marr frymë i lehtësuar kur zgjidh hallin e një njeriu të zakonshëm, herën tjetër mezi mbushem me frymë kur dikujt i është cënuar e drejta”.