Tetë shoferë privohen nga liria për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”
Tetë shoferë privohen nga liria për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”: tre drejtonin pa e dhënë provimin e vozitjes, katër nën ndikimin e alkoolit dhe një me ndalim aktiv
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, zyrtarët policorë privuan nga liria tetë shoferë për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, tre persona drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes: E. L. (21), D. S. (53) dhe N. I. (24), të gjithë nga Shkupi.
Nën ndikimin e alkoolit, automjet pasagjerësh drejtonin A. S. (28) dhe I. B. (61), të dy nga Shkupi, si dhe J. K. (36) nga Kriva Pallanka dhe I. J. (54) nga fshati Kleçovcë, në rrethinën e Kumanovës. Ndërkaq, Xh. M. (45) nga fshati Kalkovë, në rrethinën e Vallandovës, drejtonte automjetin pavarësisht se kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjeteve motorike.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, gjatë kohës kur kanë ndalim për drejtim të automjetit ose nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për siguri më të madhe në rrugë.
Aksione kontrolluese ndaj drejtuesve të trotinetëve elektrikë – në shtator janë konstatuar 871 kundërvajtje
Gjatë shtatorit të vitit 2026, në territorin e të gjithë vendit, Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi kontrolle të përforcuara, të orientuara në zbulimin dhe sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e mjeteve të lehta elektrike (trotinetëve elektrikë).
Gjatë kontrolleve të realizuara janë konstatuar gjithsej 871 kundërvajtje, nga të cilat pjesa më e madhe, përkatësisht 377, kanë të bëjnë me mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse.
Numri më i madh i kundërvajtjeve është konstatuar në zonën e SPB-së së Manastirit – 290 kundërvajtje. Më pas, Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor ka konstatuar 167 kundërvajtje, SPB-ja e Ohrit 125 kundërvajtje, SPB-ja e Strumicës 113, ndërsa kundërvajtjet e tjera janë konstatuar në zonat e sektorëve të tjerë për punë të brendshme.
Në kuadër të kontrolleve janë evidentuar edhe tetë raste të veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal. Gjithashtu, gjatë kohës së kontrolleve janë sekuestruar 17 trotinete elektrike.
Përveç kësaj, janë konstatuar edhe 5.362 kundërvajtje të kryera nga pjesëmarrës të tjerë në trafik.
Për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e përforcuara në trafik dhe u bën apel drejtuesve të mjeteve të lehta elektrike që detyrimisht të mbajnë helmetë mbrojtëse, të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe të qarkullojnë në sipërfaqet e parashikuara për pjesëmarrjen e tyre të sigurt në trafik

